Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë publike për trajnimin me dhjetëra të rinj në një sallë të mbyllur, për të cilën u kritikua nga publiku i gjerë.
Ai sqaroi me detaje se si ndodhi që në trajnim doli jashtë parashikimeve dhe u mblodhën aq shumë njerëz.
Mamaqi: I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim. Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë dicka ndryshe.
Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor.
Ndër të tjera, ashtu sic konfirmoi para disa ditësh kryeministri Edi Rama, nuk ka munguar gjoba për të ,pasi shkeli rregullat për përhapjen e Covid-19. Sa i përket njerëzve që gjykojnë veprimin e tij, Ermali zgjodhi ta lidhte me ligjin e shkak-pasojës dhe më pas i ftoi të gjithë që të mos mungojnë në trajnimet online.