Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se nesër do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.
Gjatë një interviste për‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ai ka ripërsëritur pretendimin se vendimi i dhënë ndaj tij është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Ramës.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet.
Por do tyë jem vetë që do të shkoj”, tha Ervin Salianji.
Kujtojmë se, këtë të enjte datë 26 Shtator 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e disa viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”.N