I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka mbajtur një fjalim në Senatin Amerikan ku ka përveç kërcënimeve të sigurisë nga një konflikt i armatosur i munshëm, ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.
Escobar tha se gjatë vitit të kaluar dhe muajve të fundit ishin bërë disa goditje sa i përket perësonave të përfshirë në korrupsion dhe shtoi se këto lëvizje nuk do të ndalonin ndaj kujtdo që ishte faktor destabilizues në rajon.
Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar:
Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon. Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor. Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime për viza sipas autoriteteve tona të Seksionit 7031(c) kundër zyrtarëve të korruptuar në Bosnje dhe Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të mbajtur përgjegjës ata që bllokojnë përparimin e rajonit për financat e tyre apo përfitim politik.
Progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusise dhe Kines. Rusia armatizon furnizimin e saj me energji për të detyruar politikanët, për të nxitur korrupsionin dhe pengojnë potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës (PRC) po zgjeron praninë e saj duke ndërtuar infrastruktura përmes huave dhe “investimeve” të errëta dhe grabitqare.
Ne jemi te angazhuar kundër këtyre aktiviteteve destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
Për tre dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor ka qenë fokusi i SHBA-ve. Në mesin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, katër janë aleatë të NATO-s dhe të gjitha ndajnë qëllimin strategjik të integrimit më të thellë perëndimor si aspirantë të BE-së. Puna jonë nuk ka mbaruar. Vazhdon udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu në Senat, mbetet thelbësore për të përfunduar transformimiin e Ballkanit Perëndimor me aleatë më të fortë, partnerë transatlantikë dhe kontribues për paqen dhe prosperitetin global.