Ish-kryeministri, Sali Berisha: Deklaratat ja shkruan Fuga atyre. Ka një lloj rigrupimi dhe në këtë rigrupim, më aktivë janë, për shkak të pushtetit, Balla-Veliaj-Fuga, me një dashuri të veçantë për Bashën. Pse? Sepse Basha i gënjen. E patë Luca-party. Është luftë për të mbajtur njëri-tjetrin. Luca-party nuk është rastësi. U takon shqiptarëve kush duhet të jetë kryetar. E ftoj sot zotin Esciobar dhe çdo njeri tjetër të çojë provat në gjykatën e Parisit. Ose t’i sjellin te SPAK-u, ku të duan. Por perderisa nuk kanë asnjë provë, kjo përbën akt të turpshëm, që unë e denoncoj me forcën më të madhe. Kam besim se Amerika korrigjon gabimet.
Gënjeshtër ajo që thotë ambasadorja që nuk hiqet non-grata. Unë di miq të mi që kanë pasur non-grata dhe i është hequr. Nuk kam thënë që në përgjithësi hiqet, por ka raste. Edhe thesari edhe DASH janë pjesë e qeverisë së SHBA-ve.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse fitoni ju në 6 mars?
Ne do drejtohemi për të marrë shtëpinë tonë. Nuk kemi hequr dorë nga ajo, ky është një revolucion. Ju garantoj një gjë, frcë në botë që të bëjë Bashën të pranojë votën. Hiqeni nga mendja këtë. Zgjedhja e kryetarit nuk është përcaktuar akoma se kur do mbahet.