Krist Aliaj që prej fillimit të rrugëtimit të tij në BBV, ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare. Ky i fundit i qëndroi besnik Zazës kur Kejvina një ish banore e shtëpisë e ngacmonte, por me hyrjen e Keisi Medinit, Kristi ka ndryshuar qëndrim.
Pasi shprehën dhe pranuan pëlqimin për njëri-tjetrin mes dyshes nuk mungon afrimiteti fizik , puthje në faqe, përqafime,e nuk mund të lëmë pa përmendur që mbrëmë fjetën të përqafuar. Romanca më e re që po krijohet në shtëpinë e “BBVA” Kristi dhe Kejsi, duket që nuk është pritur mirë nga e dashura e Kristit.
Ajo vetë ka reaguar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë .
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë.Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza.
Ndërkohë nuk dihet se si do të vazhdojë raporti mes dyshes brenda shtëpisë, duke qenë se dy opinionistët e BBVA e kanë mbështetur “çiftin” hapur kur ata janë pyetur rreth kësaj teme.