“Është gjaku jonë, ku të shkojmë?”, banorët e ‘5 Majit’ në protestë për prishjen e shtëpive: Duam kompensim me çmim tregu

0

Disa banorë të zonës së ‘5 Majit’ janë ngritur në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së shtëpive të tyre pa u kompensuar me çmim tregu.

Bëhet fjalë për 40 banesa dhe banorët pretendojnë se nuk janë lajmëruar. Ata thonë se nuk ka pasur transparencë.

Njëri nga banorët thotë se janë njohur në mënyrë jozyrtare me VKM-në. Ai thotë se nuk janë dakord për kompensimin një shtëpi për një shtëpi, por duan kompensim me çmim tregu.

“Janë rreth 40 banesa. Me VKM ne jemi njohur jo ligjërisht, në mënyrë informale, se do na prishin banesat tona. Do bëhet rindërtim. Ne nuk jemi kundër zhvillimit të zonës, por jemi kundër mënyres si na trajton pronën bashkia dhe qeveria. Me VKM jemi njohur që në janar, pastaj kemi bërë një takim me deputetin e zonës Ervin Bushati dhe s’na kanë dhënë asnjë përgjigje. VKM thotë që të shkëmbehet 1 me 1. Nuk jemi dakord që banesa ime të vendoset nga qeevria sa do ma shembë. Ne duam çmimin e tregut. Kemi shkuar dhe te avokati i popullit dhe kemi paraqitur ankesat tona. Nuk ka rëndësi është bashkia apo qeveria, por prona jonë të trajtohet në mënyrë të barabartë”, tha banori.

Një banor tjetër thotë se asnjë parti nuk është interesuar për ta, duke shtuar se prishja e banesave po bëhet avash avash që të mos ngrihet krejt populli.

“Kemi që kur ka dalë VKM, vazhdimisht kemi protestuar. Deputet s’ësht interesuar këtu. Nuk ka ardh njeri të interesohet. Këtu jemi mbi 25 vjet banorë. Këtu as nuk bohet fjale me ardh as1. As PS as PD. Nuk po i prishin krejt prejher që të mos ngrihet populli në këmbë, por i prishin avash avash. Ku të shkojmë ne? Dikush i ka të legalizuara dikush të palegalizuara”, u shpreh banori.

Një tjetër banor thotë se për këto shtëpi kanë punuar gjithë jetën.

“I kanë lajmëru 5 ditë përpara dhe i kanë thënë gjej shtëpi me qera. Do vijojmë të dalim cdo ditë. Është gjaku jonë, ku të shkojmë? Kanë një jetë që 5 vëllezër kanë punu për atë shtëpi. Ne kërkojmë dëmshpërblim”, deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu