Është mbyllur ndeshja Shqipëri-Poloni/ Ja rezultati

0

Është mbyllur ndeshja Shqipëri-Poloni me rezultatin 0-1 për polakët, të cilët përfituan nga një moment shpërqëndrimi të mbrojtjes kuqezi për të gjetur rrjetën.

Loja u mbizotërua nga kuqezinjtë të cilët dhanë shpirtin në fushë për këtë ndeshje tepër të rëndësishme, e cila po të fitohej i afronte më shumë drejt ëndrrës Katar 2022.

Ndeshja e sotme u karakterizua nga momenti tensioni gjatë gjithë lojës, pasi tifozët polakë kanë provokuar disa herë ata shqiptarë duke gjuajtur madje me shishe.

Pikërisht në momentin kur u shënua goli, tifozët shqiptarë nuk duruan më provokimet dhe sulmuan me shishe lojtarët polakë.

Kjo solli pezullimnin e ndeshjes për disa minuta dhe për të rifilluar më pas me kushtin nëse hidhet qoftë një send i vetëm në fushë, atëherë ndeshja quhet e fituar në tavolinë për polakët.

Tashmë Shqipëria e sheh veten në vendin e tretë, dy pikë më pak se Polonia e vendit të dytë. Duke pasur parasysh se kemi një ndeshje me Anglinë, ulen shanset për të kapur vendin e dytë. Gjithsesi shpresa vdes e fundit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu