Papa, 86-vjeç, e bëri komentin në produksionin e Disney+ “The Pope Answers”, i cili kap një takim që ai pati vitin e kaluar në Romë me 10 persona në fillim të të 20-ve.
Françesku u pyet nga ata për një sërë temash, duke përfshirë të drejtat LGBT, abortin, industrinë e pornografisë, seksin dhe besimin dhe abuzimin seksual brenda Kishës Katolike.
“Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut”, tha ai në dokumentar.
“Të shprehesh seksualisht është një pasuri. Kështu që çdo gjë që ia ul shprehjen e vërtetë seksuale të pakëson dhe e varfëron këtë pasuri,” tha ai, duke iu referuar masturbimit.
Françesku u pyet gjithashtu nëse ai e dinte se çfarë është një “person jo-binar”, dhe ai u përgjigj pozitivisht. Ai përsëriti se personat LGBT duhet të mirëpriten nga Kisha Katolike.