Albana Fico, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik nw mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve të Shëndetit tha se është rritur numri total i rasteve aktive me Covid-19 dhe se kryesorja ne kete moment studentet duhet të vaksinohen.
Fico tha po ashtu se janë 20 raste të formës së rëndë të shtruar në spital në dy javet e fundit dhe se procesi i vaksinimit do të vijojë.
Fico:
Situata globale është përkeqësuar ndjeshëm më infektimet dhe numrit të fatalitetve por në vendin tonë ka një rritje të rasteve aktive totale këtë periudhë.
Numri i Bashkive të prekura është rritur në 48 dhe raporti meshkuj/ femra është 48, 80%.
Mesatarja dy javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale është 20, e rëndësishme është të themi që vijon procesi i vaksinimit me një doze, duhet të sjellim në vëmendje që studetët duhet të vaksinohen sepse në universitet është skuadra, mbajtja e maskës dhe distancimi.
Problematikat që hasim është se qytetarët nuk u drejtohen burimeve të informacionit, ndaj të gjitha adresat formale japin informacion të saktë për shëndetin.