Eskorta e Ramës me 8 makina paralizon trafikun në Durrës, me kë do e kalojë natën e ndërrimit të viteve kryeministri

0
Kryeministri Edi Rama, gjate nje vizite muzeun Arkeologjik te Durresit, i cili i eshte nenshtruar nje restaurimi dhe do te rihapet se shpejti per vizitoret. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a visit to the Archeological Museum, which has undergone restorations and will reopen soon for visitors.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Durrës, ku pritet të kalojë dhe natën e ndërrimit të viteve. Burime bëjnë me dije për InfowebTv, se lëvizja e Ramës në qytet ka sjellë trafik të rënduar, për shkak se rrugët janë bllokuar për kalimin e tij.

Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, eskorta e Ramës përbëhet nga 8 makina, ndërkohë që në mbrëmje ai pritet të ketë një të ftuar special.

Në Durrës pritet që të jetë sot biznesmeni arab Muhamed Alabar për koncesionin e shumëpërfolur të Portin të Durrësit. Së bashku me Ramën ata pritet që të jenë pjesë e spektaklit të fishkezjarreve, që terheq vëmendjen nga marrëveshja sekrete që është nënshkruar për portin.

Arabët kërkuan që shteti shqiptar të hyjë si aksioner në koncesion. Kjo nënkupton se qeveria, veç faljes së tokës duhet të financojë edhe investimin në proporcion me përqindjen e aksioneve që do të ketë në projekt.

Por qeveria shqiptare preferonte një tjetër pjesmarrje, atë të pronares përfituese. Pra arabët të financojnë të gjithë projektin, ndërsa qeveria të përfitojë një përqindje të caktuar nga të ardhurat e shitjes së apartamenteve që do të ndërtohen në zonën e portit.

Nuk dihen ende termat e marrëveshjes, dhe as vendi ku do të darkojë Rama me sheikun arab.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu