Të paktën 50 njerëz në Indi, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga komplikacionet e sëmundjes misterioze dhe qindra të tjerë janë infektuar.
Komuniteti mjekësor në Indi është thellësisht i shqetësuar pasi shumë fëmijë në provincën veriore të Uttar Pradesh janë ankuar për ethe të larta gjatë javës së kaluar.
Në një kohë kur India duket se po shërohet ngadalë nga një valë e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit, vdekjet e shumicës së fëmijëve në provincën Uttar Pradesh kanë shkaktuar panik tek banorët me “ethet misterioze” të përhapura në zonat e provincës më të populluar të Indisë.
Sipas raporteve nga “BBC”, 50 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur tashmë nga komplikimet e sëmundjes misterioze, ndërsa qindra të tjerë janë shtruar në spital në 6 zona në pjesën lindore të Uttar Pradesh.
Shumë nga fëmijët përjetuan dhimbje në nyje, dhimbje koke, dehidratim dhe të vjella. Në disa raste, fëmijët raportuan skuqje që u përhapën në këmbë dhe krahë. Nga viktimat, asnjë pozitiv nuk u gjet në sëmundjen Covid, sipas BBC.
Shumë nga pacientët u dërguan në spital me një numër të ulët të trombociteve, gjë që sugjeron që mund të ketë një formë serioze dhe të rrezikshme të etheve dengit.
“Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt. 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kishin vdekur javën e kaluar”, tha Neta Kulrestha, një zyrtare e lartë shëndetësore në rrethin Firozabad.
Ethet e dengit transmetohen nga mushkonjat, është kryesisht një sëmundje tropikale dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Rreth 70% e rasteve raportohen në Azi.
“Kombinimi i ndikimit të epidemive Covid-19 dhe etheve të dengit mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat në rrezik” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).