Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e Euro 2024, në Gjermnai janë marrë të gjitha masat që eventi të shkojë sa më mbarë
Mesa duket, policia gjermane ka menduar deri në detaje gjithçka, duke marrë parasysh të gjitha veçoritë e tifozëve që do ndjekin ekipet e tyre kombëtare. Kjo vërehet dhe nga një lajmërim paksa i veçantë që kanë nxjerrë për tifozët anglezë.
Raportohet se forcat e policisë gjermane kishin kërkuar që në “VELTINS Arena” t’u shërbente tifozëve të “3 luanëve” birrë me pak përqindje alkooli përpara ndeshjes hapëse me Serbinë. Ata janë të shqetësuar se si tifozët anglezë ashtu edhe ata serbë mund të shkaktojnë probleme brenda dhe rreth stadiumit në Gelsenkirchen, shtëpia e Schalke 04, nëse janë të dehur.
“Nëse shohim një grup njerëzish që pinë alkool dhe duken paksa agresivë, dhe një grup tjetër duke pirë kanabis, sigurisht që do të vihemi pas atyre që pijnë alkool. Pirja e alkoolit mund ta bëjë dikë më agresiv, dhe pirja e kanabisit i vendos njerëzit në një humor të ftohtë. Ne duam të parandalojmë dhunën dhe t’i mbajmë njerëzit të sigurt. Fokusi ynë do të jetë te fansat që po pinë dhe potencialisht po bëhen të dhunshëm – kjo është arsyeja pse ne vendosim masa paraprake sigurie për alkoolin”- thuhej në njoftim.
Më 1 prill në fillim të këtij viti, Gjermania iu bashkua listës së vendeve që kanë legalizuar kanabisin për përdorim personal. Parlamenti i vendit miratoi një ligj që do të legalizojë kultivimin dhe konsumimin e një sasie të kufizuar të drogës. Vendimi u mor në një përpjekje për të rregulluar sjelljen e 4.5 milionë gjermanëve që vlerësohet se e përdorin atë.