Huliganët holandezë kanë plagosur pesë tifozë të Anglisë pas disa incidentesh në lokalet e Dortmundit, qytetit ku zhvillohet gjysmëfinalja.
Shkak i përleshjeve raportohet se ishte tentativa e huliganëve holandezëve për të marrë flamurin e “Saint George”, flamurin anglez.
Sipas “DailyMail”, në platformën X janë shfaqur video të grupeve të njerëzve të veshur me bluzat portokalli të “Oranje” teksa hedhin stola jashtë restorantit Sausalitos në Gjermani, përpara ndeshjes gjysmëfinale.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka dhe grupe huliganësh në mesin e dhjetëra-mijëra tifozëve holandezë të pranishëm në Dortmund. Policët britanikë këshilluan tifozët e Anglisë të qëndrojnë në zona ku ka prani të madhe të forcave gjermane të rendit, në mënyrë për të pasur mbrojtje prej tyre.
Një anëtar i stafit të barit në restorant pretendoi se përleshja shpërtheu pasi tifozët holandezë u përpoqën të vidhnin një flamur nga mbështetësit e Anglisë.