Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës

0

UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian 2024 i cili u zhvillua në Gjermani dhe u fitua nga Spanja. Në listën me 11 emrat e formacionit më të mirë dominojnë ata të Spanjës me gjashtë futbollistë.

UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian 2024 i cili u zhvillua në Gjermani dhe u fitua nga Spanja. Në listën me 11 emrat e formacionit më të mirë dominojnë ata të Spanjës me gjashtë futbollistë. Mike Maignan i Francës është vlerësuar si portieri më i mirë.

Mbrojtja më e mirë përbëhet nga Kyle Walker i Anglisë, William Saliba i Francës, Manuel Akanji i Zvicrës dhe Marc Cucurella i Spanjës. Pra paneli i ekspertëve të UEFA-s ka vendosur për formacion me katër mbrojtës.

Janë përfshirë edhe tre mesfushorë dhe të gjithë janë të Spanjës. Rodri, Dani Olmo dhe Fabian Ruiz janë në formacionin më të mirë të Euro 2024. Musiala, Williams dhe Yamal janë në sulm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu