– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë se qeveria shqiptare nuk do të marrë eurobond me vlerë 700 milionë euro, por 650 milionë euro. Teksa në këtë mbledhje të Komisionit të Ekonomisë po diskutohet nen për nen projektbuxheti i 2022, Ibrahimaj se nga kjo lëvizje e qeverisë nuk do të preken normat e deficitit.
Shalsi: Një pikë tjetër ka të bëjë me emetimin e eurobondit i cili u miratua pas dërgimit të projektbuxhetit në Kuvend. Ka ndryshuar disa tregues që lidhen me financimin e defiçitit për vitin 2022. Për këtë arsye janë riformuluar nenet 10 dhe 19. Një shpjegim konciz për këtë pikë.
Ibrahimaj: Në projektbuxhetin e propozuar nuk ishte miratuar ende, nuk ishte përcaktuar ende, shtesa potenciale me rreth 200 mln euro. Në fakt, procesi i eurobondit që është ende në finalizim, nuk është finalizuar ende si procedurë, po parashikohen të merren 650 mln euro nga 700 që ishin të parashikuara, të cilat kanë dhënë ndryshimet respektive në burimet e financimit. Nuk i prekin normat e deficitit.