Eurovision 2023, zbulohet logoja dhe slogani

0

Slogani i këtij viti për Eurovision-in, që do të mbahet në Liverpul, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.”

Kurse logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison, si dhe ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës.

Slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend, shkruan media e huaj BBC.

Një ceremoni zyrtare e dorëzimit, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George’s në Liverpool në orën 19:00 GMT të martën në BBC Two.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë. Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 konkurentë, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu