Evakuohen të gjithë banorët e pallatit. Përfshihet nga flakët banesa në Durrës

0

 

Shërbimet e policisë dyshojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo çka solli përfshirjen nga flakët të banesës së një 58-vjeçareje në Durrës.

Burimet zyrtare kanë raportuar se ngjarja ndodhi në orën 22:20, në lagjen nr. 13 në Plazh, Durrës dhe se banesa e djegur i përket shtetases me iniciale M. Sh.

Megjithëse flakët shkaktuan dëme materiale, fatmirësisht nuk u regjistruan viktima apo të plagosur. Gjithsesi, banorët e pallatit u evakuan dhe hetuesit shkuan në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Temperaturat ekstreme e kanë përfshirë këto kohë vendin tonë, duke shkaktuar kështu vatra të shumta zjarri, shumë prej tyre shumë të vështira për tu fikur për shkak të erës dhe terrenit të ashpër malor, por rasti i mbrëmshëm ishte ndryshe.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu