Evi Kokalari: DASH është penduar që e shpalli Berishën ‘non-grata’

0

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari foli për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur krisje.

Kokalari u shpreh mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” se është takuar dhe njohur me diplomaten e SHBA në New York, kur ajo ka marrë postin e ambasadores, ndërsa shtoi se ka dalë disa herë me të, por kurrë nuk ka postuar foto me Kim.

Po ashtu, Kokalari u ndal dhe tek çështja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se Departamenti Amerikan i Shtetit është penduar që e futi liderin historik të demokratëve në listën e personave non-grata.

“Unë e kam njohur Yuri Kim kur u bë ambasadore, e kam takuar në New York dhe i kam folur gjithmonë hapur. Por tani është ftohur ajo. Kisha besim se gjërat do të bëheshin më ndryshe. Për non grata-n e Berishës mu duk si sulm ndaj opozitës.Nuk është luftë personale e Kim me Berishën. DASH është penduar që e ka shpallur Berishën non-grata,”-tha ndër të tjera Kokalari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu