Evi Reçi rrëfen se si u dashurua me Kledi Hysën: Unë jam natyrë e tërhequr, por ai…

0

E ftuar në “S’e luan Topi”, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ka rrëfyer njohjen me ish-banorin e Big Brother, Kledi Hysa.

Ajo tha se me Kledin, ra në dashuri gradualisht, dhe se kjo për të kishte shumë rëndësi.

“Njohja me Kledin ndodhi gradualisht. Isha e ftuar në një event, dhe në rregull u nisa që të qëndroja për pak.

Dhe u prezantuam, unë jam pak natyrë e tërhequr. U ulëm në të njëjtën tavolinë dhe aty filluam të bisedonim bashkë me miqtë tanë, për jetën në Australi, unë nga jeta në Firence.

Nga ana ime, unë isha shumë miqsore, ndërsa ai më pa si një vajzë larg si këngëtare, por si një vajzë që mund edhe të bisedonte”, tregoi këngëtarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu