F1/ 16 kampionate të fituara, ndahet nga jeta ish-pronari i skuderisë Williams

0

-Bota e Formula 1 ditën e sotme ka marrë një nga lajmet më të ‘kopshme’ të saj, teksa është ndarë nga jeta Sir Frank Williams në moshën 79-vjeçare.Shtrimi në spital orët e fundit kishte qenë sinjal i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ndërroi jetë i rrethuar nga familja e tij.

Williams, një emër që ka shkruar një pjesë të historisë në asfalt. Një postim zyrtar në Twitter nga vetë skuderia Williams jep komunikimin: “Me pikëllim të thellë, në emër të familjes Williams, ekipi konfirmon vdekjen e Sir Frank Williams, themeluesit dhe ish-drejtorit të ekipit të Williams Racing, në moshën 79-vjeçare”.

Një dëmtim i shtyllës kurrizore të pësuar në një aksident automobilistik në 1986 e detyroi Williams të hipte në një karrige me rrota. Një ngjarje dramatike që nuk ndikoi në temperamentin e tij dhe as dëshirën e tij për të qëndruar në atë botë që kishte qenë gjithmonë një pasion, një profesion dhe një arsye për të jetuar.

Në vitin 1999 iu dha titulli Sir dhe qëndroi në krye të ekipit deri në vitin 2012, kur vendosi t’ia kalonte komandën vajzës së tij Claire. Tetë vjet më vonë, familja u tërhoq tërësisht nga menaxhimi i ekipit dhe ua shiti pronësinë kompanisë Dorilton Capital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu