F1/ Max Verstappen shijon jetën si kampion, nuk kursehet për avionin e tij privat

0

Pasi fitoi titullin e tij të parë në F1, Max Verstappen po shijon pushimet e tij të merituara në funksion të sezonit të ri që po vjen. E kush e di nëse kampioni i Red Bull, gjatë pushimeve, do të ketë përdorur avionin e tij privat për të udhëtuar nëpër botë.

Quhet Falcon 900-EX, dhe është ndërtuar nga një firmë franceze. Pavarësisht se është prodhim francez, Verstappen e ka dekoruar aeroplanin e tij. Në ngjyrën e zezë, mbizotëron, aty-këtu disa copa portokolli, përveç simbolit të luanit, Verstappen ka shpikuar hashtagun #UnleashTheLion.

Avioni, i blerë nga holandezi në fund të vitit 2020 i përkiste Sir Richard Branson, themeluesit gjigant të Virgin Group, kushtoi 13 milionë euro. Një shifër që Max nuk do të ketë pasur asnjë problem ta paguajë, duke qenë se në renditjen e fundit të hartuar nga Forbes për më të pasurit në F1 ai arriti të përfundojë në vendin e 2-të, pas Leëis Hamilton.

Një avion shumë luksoz

Siç u përmend, Verstappen shpesh përdor avionin e tij për të lëvizur nga një Grand Prix në tjetrin, i cili në mënyrë të pashmangshme paraqitet me një ambient luksoz, me sedilje lëkure, një divan, disa tavolina për drekë apo darkë dhe një “kuzhinë” të vogël të kompletuar me lavaman, ku mund të mbajë të hapura shishet e shtrenjta të shampanjës për të festuar fitoret e shumta në Formula 1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu