IZRAEL- Në kulmin e luftës, të cilën e konsideroi të suksesshme, kryeministri i Izraelit po përballet edhe me protesta të brendshme.
Mediat e huaja, të cilat citojnë mediat izraelite thonë se përpara shtëpisë së Benjamin Netanyahut është zhvilluar një protestë të cilët i kërkojnë dorëheqjen, duke e konsideruar fajtor për atë çfarë ndodhi në sulmin e 7 tetorit.
1400 izraelitë u vranë dhe më shumë se 220 janë marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit. Prej një muaji Izraeli po bombardon rregullisht Rripin e Gazës duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe një krizë të madhe humanitare.