Fakte nga grabitja e kambistit: Autorët po e survejonin prej ditësh, fëmijët e tij të mitur pësuan shok

0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar rëndë, mosveprimin e Policisë së shtetit në rastin e grabitjes së rëndë të një kambisti mbrëmjen e së premtes në fshatin Katjel të Prrenjasit. Në një mesazh në Fb, Berisha ka publikuar hollësira të dhimbshme nga kjo ngjarje lidhur me praninë e fëmijëve të mitur të kambistit Besmir Shegani në atë moment dhe fakte, që duket se nuk janë marrë në konsideratë nga Policia për gjetjen e grabitësve.

Berisha shkruan: “Grabisin maskat në Prrenjas! Narkopolicia ruan parcelat e Edvin Drogës dhe Gjeneral Hashashit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Mirëmbrëma. Një ngjarje e rëndë kriminale ka prishur rendin dhe sigurinë publike mbrëmë rreth orës 20:30 në qytetin e Prrenjasit.

Pothuajse ngjitur me komisariatin e Policisë, maskat kanë terrorizuar dhe kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e një familjeje që zotëron një biznes “Exchange” në këtë qytet.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve kanë arritur t’i vjedhin një sasi të madhe lekësh, pronarit të exchange-it, i cili ndodhej në automjetin e tij bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur, të cilët kanë pësuar shok për shkak të ngjarjes së rëndë kriminale.

Policia, pas denoncimit nga ana e qytetarit, edhe pse janë referuar emrat e personave të dyshuar, ende nuk ka kryer asnjë veprim procedural për të bërë të mundur kapjen e autorëve të ngjarjes

Theksojme se në dispozicion të Policisë jane vendosur edhe regjistrimet video të biznesit pasi dyshohet se autorët prej ditësh ishin në survejim të lëvizjeve të pronarit të exchange.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu