Flet kambisti i grabitur në Përrenjas Besmir Shegani: Ishin tre veta me maska dhe armë. Kisha djalin 4-vjeç me vete

0

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Përrenjas, ku tre persona të maskuar kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra shtetasit Besmir Shegani.

Në një prononcim kambisti Besmir Shegani thekson se në momentin e ngjarjes ai ka qenë bashkë me djalin 4 vjeçar.

Sipas tij kanë qenë tre persona të maskuar ata të cilët i kanë bërë prite dhe në një moment frika më e madhe e tij ka qenë djali, pasi ishin të armatosur.

“Isha në punë si gjithmonë. Në atë kohë vjen nusja me gjithë djalin e gocën. Më lënë vetëm djalin aty, bëra punën dhe duke ikur për në shtëpi dhe sapo zbrita, më dalin tre veta me kallash, ishin të maskuar me kokoren e motorit. Lekët mi morën të gjitha.

I ndoqa dhe më pas njoftova policinë. Kisha shumë frikë për djalin, ishin të armatosur. Ishin 3 persona, njërin prej tyre e pashë kurse dy të tjerët ishin të maskuar mirë”, u shpreh kambisti.

Djalin e kisha në vendin e parë dhe në momentin që unë zbrita për të marrë atë më ka ndodhur dhe ngjarja, dhe në atë moment frika ime më e madhe ishte për djalin pasi ato ishin të armatosur. Një nga ato e pash, ndërsa dy të tjerët jo, kam dyshimet e mira dhe i kam deklaruar në polici,” është shprehur kambisti.

Ende nuk është kryer asnjë arrestim nga policia ndërsa mbrëmjen e kaluar u ngritën grupe kontrolli dhe u shoqëruan 8 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu