“Faleminderit për gjithçka”, Ferencvaroshi përshëndetet me Uzunin/ Talenti shqiptar vetëm një njoftim larg Granadës

0
BUDAPEST, HUNGARY - NOVEMBER 04: Myrto Uzuni of Ferencvarosi celebrates after scoring their side's second goal during the UEFA Europa League group G match between Ferencvarosi TC and Celtic FC at Groupama Arena on November 04, 2021 in Budapest, Hungary. (Photo by Laszlo Szirtesi/Getty Images)

Myrto Uzuni zyrtarisht nuk është më lojtar i Ferencvarosh! Teksa tashmë duket se nuk ka dyshime! Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të vijojë karrierën, La Liga te skuadra e Granadas.

Uzuni shkëlqeu me Ferencvaroshin, duke qenë në një vit e gjysmë atje lideri i repartit të avancuar. Ai arriti të bindte me lojë dhe me gola të rëndësishëm të shënuar në kampionat dhe në Europë, ku provoi fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve e së fundmi edhe të Ligës së Europës, ku në total shënoi 41 gola. Uzuni do të firmosë për 4 vite me klubin spanjoll.

Nëpërmjet dy postimeve në faqen zyrtare, Ferencvarosh, e ka falenderuar Uzunin për kontributin e dhënë, teksa i ka uruar suksese shqiptarit. Ja postimet e klubi hungarez


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu