Falsifikonte dhe shiste librat e Ismail Kadaresë, Gjykata e Tiranës merr vendimin për menaxheren e librarisë

0

TIRANË- Falsifikonte librat e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, caktohet nga Gjykata e Tiranës masa detyrim paraqitje për Mirela Bardhin. Mësohet se 60-vjeçarja Mirela Bardhi është menaxherja e një librarie të njohur në Tiranë, ku ka shitur kopje të paautorizuara të Kadaresë.

Denoncimi ka ardhur nga Enxhi Hudhri vajza e drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”. Hudhri ka rrëfyer se ka blerë 5 botime të Kadaresë në librarinë e menaxhuar nga Bardhi dhe ka rezultuar se janë kopje të falsifikuara.

Bardhi akuzohet për “shkelje të të drejtave të pronësisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu