Së fundmi një 17-vjeçare ishte denoncuar e zhdukur nga familja e saj në Pogradec, por duket se adoleshentja nuk ishte zhdukur.
Sipas informacioneve për mediat 17-vjeçarja ishte larguar me të dashurin e saj.
Burime bëjnë me dije se vajza është kthyer pas 4 ditësh.
Që më 29 shtator, nëna e të miturës 38-vjeçarja me inicialet L.T., e frikësuar i ka thënë Policisë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të.