Një person me inicialet L.L., është gjetur pa shenja jete në rrugët e Tiranës. Mësohet se burri në fjalë është konstatuar nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Mustafa Lita”, të cilët kanë njoftuar policinë. Paraprakisht raportohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Personi në fjalë ishte denoncuar dhe kërkohej nga familjarët pasi sot ishte larguar nga banesa.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.