Familja me 7 anëtarë ndodhej brenda në banesë, shpërthen bombola e gazit në Berat

0

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Berat.

Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur fshatin Orizaj në banesën e shtetasit Agur Cakos.

Në momentin e shpërthimit të bombolës bëhet me dije se shtatë anëtarët e familjes kanë qenë brenda në banesë.

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu