Familjarët denoncojnë zhdukjen e një 69-vjeçari në Gramsh

0

Në Komisariatin e Policisë Gramsh është paraqitur shtetasi D. Xh., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se që nga data 5 korrik 2025 ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin B. Xh., 69 vjeç. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mundshme të largimit.