Tensione në Greçalli të Fierit, ku familjarët e të miturit 8-vjeçar të masakruar nga fqinji i tyre, kanë tentuar që të kapërcejnë gardhin dhe të shkojnë vetë në vendin ku iu vra i biri. Fillimisht ka qenë nëna e të miturit të vrarë, ajo që tentoi e para, më pas të afërmit e tjerë, por vetëm ajo ia ka dalë. Edhe pse efektivët e Policisë së Shtetit kanë tentuar që ta ndalojnë, sërish nuk ia dolën që të mbajnë nën kontroll nënën e vogëlushit të ndjerë.