Familjarët e deklaruan të zhdukur, mjeku gjendet duke pushuar në plazh

0

Më 12 korrik familjarët e mjekut shqiptar Igli Karasani deklaruan se i afërmi i tyre nuk gjendej në banesë apo vendet të cilat frekuentonte gjatë ditës. Denoncimi i familjarëve vuri në lëvizje autoritetet bullgare, atje ku mjeku jeton dhe punon prej vitesh.

Afro nëntë ditë më vonë, strukturat e përqëndruara në kërkimin e mjekut arritën ta gjenë këtë të fundit. Sipas Agjencisë telegrake bullgare BTA raportohet se vendodhja e Karasanit ishte paksa e çuditëshme pasi nuk flitej për ‘zhdukje’. Mjeku shqiptar ishte duke pushuar në një nga plazhet turistik të vendit, i larguar nga vëmendja e familjarëve dhe kolegëve të punës.

Nuk dihet ende se përse Igli Karasani vendosi të ‘vetëzhdukej’ pa lënë gjurmë nga familjarët si dhe duke vënë në lëvizje edhe autoritetet bullgare. Gjendja e tij shëndetësore është mjaft e mire dhe raportohet se mjeku thjesht ishte duke pushuar disa ditë në plazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu