Dyshime se Audi luksoz R8 u dogj nga ish e dashura

0

Një automjet luksoz u dogj në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në bregdetin e Vlorës.

Djegia e ”Audit R8 mori vëmendjen e të gjitha mediave, dhe mesa duket pas kësaj ngjarje qendron një marrëdhënie sentimentale e prishur.

Polica ka nisur hetimet dhe nga kqyrja e kamerave shihet se një person me kapuç ka lyer me benzinë automjetin e shqiptarit-maqedonas, Burim Zyberi, dhe më pas i ka vënë flakën. E çuditshme është se automjeti tjetër luksoz, i parkuar pranë Audit nuk është dëmtuar fare. Automjeti tip “Porche” është i vëllait të Burimit.

Shqiptarja.com raporton se grupi i hetimit pranë policisë së Vlorës, që po merret me këtë çështje thotë se ngjarja është e qëllimshme dhe se pista ku po e hetohet është se ngjarja dyshohet të jetë iniciuar nga ish-e dashura e Burim Zyberi.

Një lidhje sentimentale me një femër lidhje kjo që tashmë është prishur, thonë burimet policore, dyshohet se qëndron pas djegies së qëllimshme të automjetit luksoz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu