Familjarët e kërkonin, i moshuari shqiptar përplaset për vdekje nga treni

0

Një i moshuar shqiptar që kërkohej nga familjarët, është përplasur për vdekje nga një tren në Itali.

Xhevdet Zena, 73-vjeç ishte larguar nga shtëpia dhe familjarët e tij po e kërkonin kudo. Vajza e tij kishte ngritur alarmin edhe në rrjetet sociale, duke shkruar:

Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, ai ka vallto kafe dhe ecën ngadalë.”

Por shqiptari me banim në Robbio, u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos. Ai po ecte në shtratin e rrugës, në errësirë kur u përplas nga treni. Ai kishte thënë se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu