“Familje dëshmori”/ Si iu vra babai efektivit “skifter”, i riu ia mori hakun 100 m larg Policisë së Lezhës

0

27-vjeçari Klisman Nikolli, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali, pasi akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca.

Pas prangosjes, Policia e Shtetit e përjashtoi nga radhët e uniformave blu dhe sqaroi se ai është djal dëshmori Policie.

Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës. Mark Nikolli, 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka qëlluar me armë zjarri.

Polici ka rënë në tokë, por Pjetri nuk është mjaftuar me aq. Ai është afruar dhe e ka qëlluar sërish Nikollin, për tu siguruar që ishte vrarë. Arsyeja e kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja, pasi motra e Mark Nikollit kishte vrarë babanë e Marjan Pjetrit.

Gjithsesi, pavarësisht raportimeve nga mediat italiane dhe njoftimit të policisë, e ëma e Klisman Nikollit e mohoi arrestimin e djalit të saj. Në një prononcim për mediat ajo tha se kishte folur dje me 27-vjeçarin dhe i kishte thënë se ndodhej në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu