Fansat janë të sigurtë, Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë sërish çift

0

Mediat rozë në Itali po “ziejnë” për thashethemet në lidhje me një ribashkim mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino.

Cifti, prindër të një djali 8-vjeç janë parë së fundi shumë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit.

Belen u pa fillimisht me aktorin Michele Morrone, më pas me ish të dashurin Andrea Iannone dhe më në fund me ish-bashkëshortin Stefano De Martino. Nëpër komente të ndryshme në rrjete sociale fansat janë të sigurtë se ata tashmë janë sërish bashkë.

Belen dhe Stefano që u dashuruan në show televiziv “Amici” u dukën tepër të afërt gjatë festës së ditëlindjes së shoqes së tyre të përbashkët Patrizia Griffini.

Ata shfaqeshin duke kënduar dhe teksa shiheshin me dashuri. Tashmë pritet që ata të zyrtarizojnë ribashkimin e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu