Fansat ngrenë dyshime: Gjesti kaloi murin dhe ‘arratiset’ nga “BBVIP4”

0

Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ku u raportua se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Po ashtu raportohet se banorëve i janë fikur mikrofonët. Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e G-Banit dhe Jozit teksa Rozana me ironi është shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku”!

Gjesti një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në BBVK.

Ai pati dalë teknikisht jashtë shtëpisë duke u futur tek zona e koshit të mbeturinave që është jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.