Argjira Spanca dhe Graciano Tagani kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak se pati një krisje në marrëdhënien e tyre. Por pas daljes së balerinit nga shtëpia e “Big Brother VIP3” gjërat mes tyre u rregulluan dhe tani janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Një ditë më parë, moderatorja e njohur ka bërë në bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku nuk ka ngurruar që t’iu përgjigjet pyetjeve pikante të fansave.
Por ka patur nga ata që nuk i kanë bërë pyetje pasi një fans i kërkoi Argjirës që të ndahet nga partneri i saj, Graciano.
“Aman lëre atë Gracianon se nuk bën, po fare”– ishte mesazhi që i dërgoi ndjekësi.
“E mirë Graciano Tagani po të lë meqë po më thonë këta”- iu përgjigj moderatorja duke bërë shaka.
Kujtojmë se moderatorja dhe balerini përjetuan një krizë në marrëdhënie para rifutjes së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa disa javë më parë çifti konfirmuan ribashkimin e tyre me një puthje pasionante.