Sot në Tiranë po mbahet Kongresi i PS, që ka nisur punimet që prej orës 9:30 të mëngjesit, ku në disa panele kanë folur ministrat e qeverisë Rama.
Ndërkohë pjesë e dytë e këtij Kongresi ka nisur me himnin e Ukrainës, që prej 24 shkurtit është nën pushtimin e Rusëve.
Faza e dytë e punimeve nisi me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS.
Më pas do të ketë prezantime nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati e Taulant Balla. Pas tyre do të flasë kryeministri Edi Rama.