Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në dështimin e planeve të një shtetasi irakian, për të ekzekutuar ish-presidentin amerikan Goerge W. Bush.
Shtetasi irakian Shihab Shihab, 52 vjeç, i cili jetonte në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për një skemë, për të vrarë republikanin duke rekrutuar anëtarë të grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Një grup pune për terrorizmin pranë FBI-së ka arrestuar 52-vjeçarin për ndihmë dhe nxitje të komplotit.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, Shihab dyshohet se udhëtoi drejt Teksasit në fillim të këtij viti për të vëzhguar shtëpinë e ish-presidentit Bush, ndërsa në fund të 2021-shit pranoi mijëra dollarë për të ndihmuar në rekrutimin e anëtarëve të Shtetit Islamik përmes kufirit jugor.
Sipas dokumentit të akuzës, Shihab planifikoi të kontrabandonte katër shtetas të huaj irakianë në Shtetet e Bashkuara me qëllim vrasjen e ish-presidentit Bush në shenjë hakmarrjeje hakmarrje ndaj vdekjeve të irakianëve gjatë operacionit ushtarak në vitin 2003.
52-vjeçari mbërriti në SHBA në vitin 2020 me një vizë vizitori të marrë me ndihmën e një kontraktori irakiano-amerikan pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara, i dënuar për korrupsion.
Irakiani punoi në disa vende pune në Ohio dhe Indiana gjatë kësaj kohe.
Administrata e zotit Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në vitin 2003, pas dyshimeve se qeveria e liderit të atëhershëm irakian Saddam Hussein zotëronte armë të shkatërrimit në masë, duke u bërë një kërcënim për Evropën.
Pushtimi i udhëhequr nga SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s e zhyti vendin e Lindjes së Mesme në trazira, duke shkaktuar qindra mijëra vdekje dhe valë jostabiliteti që u përhapën në të gjithë rajonin.