Federata e Xhudos ‘fshin’ Putin, e heq nga posti i presidentit të nderit

0

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vendosur të pezullojë Vladimir Putin nga posti i presidentit të nderit dhe ambasadorit të saj.

Vendimi është një nga sanksionet e radhës në fushën e sportit ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Presidenti Putin njihet si i apasionuar pas sportit të xhudos dhe ka rrip të zi për aftësitë e tij.

Kjo është në vazhdën e dhjetra sanksioneve që shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë marrë ndaj Putin, pas urdhërit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu