Pyetje: Çfarë “feedback-u” morët nga presidenti Ceferin, për organizimin e finales në “Air Albania”?
“Feedback-u ka qenë pozitiv nga gjithë drejtuesit e federatave homologe, kemi marrë përgëzime të mëdha. Gjithashtu edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin u shfaq shumë i kënaqur që nga mbërritja e tifozit të parë, skuadrave dhe më pas deri tek largimi i tifozit më të fundit. Nota që kemi marrë nga Ceferin ka qenë maksimale. Në total Feedback-u ka qenë shumë pozitiv, nuk mund të themi që kaluam klasën por kemi marrë nota maksimale”, tha Duka.