Fejohet Atdhe Xheravina?

0

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, tash e disa ditë është në krye të mediave rozë për arsyeje të disa fotografive që u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku u pa nën shoqërinë e Efit.

Ditën e djeshme, opinionisti Arjan Konomi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, falënderoi ish-konkurrentin nga Gjakova për dhuratën e bërë gjatë kohës sa ishte ky i fundit pjesë e këtij programi të dashurisë.

Por, vëmendjen e mori pjesa ku thuhej: “Pres dasmën tënde për të ta kthyer”.

Ndërsa, nuk mungoi edhe reagimi i Atdheut, i cili tha: “Sa për dasmën duro edhe 3-4 muaj”.

Sponsored LinksYou May Like
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
by Taboola
Së fundmi, përmes një postimi në “InstaStory”, Atdheu ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze, teksa ajo shihet me unazë në gishtin (ku zakonisht vendoset unaza e fejesës).

Kujtojmë se Atdheu gjatë këtyre javëve ka qenë i përmendur në debatin mes aktores tropojane, Arjola Demiri dhe ish-konkurrentes, Antonela Berisha, ku kjo e fundit tha se Atdheu ka qenë i lidhur me aktoren, gjë të cilën e mohuan të dy. Teksa, Atdheu ishte i ftuar ditën e djeshme edhe në “ABC-ja e pasditës”, ku rrëfeu shumë gjëra, marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani, raportet me Arjolën dhe për trekëndëshin e krijuar, Donald-Beatrix-Bora.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu