Fejohet Redon Makashi, kush ia ka “rrëmbyer” zemrën? Zbulohet emri

0

Këngëtari i njohur, Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë.

Bëhet me se këngëtari është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko.

Intervista.al ka publikuar një foto ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon gishtin ku mban unazën që simbolizon fejesën e tyre.

Sipas të njëjtit burim, lajmi është konfirmuar nga miqtë e tyre ndërsa vetë çifti nuk ka pranuar asgjë deri më tani.

Redoni është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale por në një intervistë që dha dy vite më parë, ai rrëfeu se ishte i dashuruar ndonëse nuk e zbuloi identitetin e gruas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu