Fëmija 4 vjeç i vë kyçin shtëpisë , zjarrfikësit futen në kat të 6 me litar për ta shpëtuar

0

Një fëmijë i vogël 4 vjeç kishte mbyllur derën e shtëpisë nga brenda, ndërkohë që prindërit nuk ndodheshin në shtëpi.

Një fëmijë i vogël 4 vjeç kishte mbyllur derën e shtëpisë nga brenda, ndërkohë që prindërit nuk ndodheshin në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Fëmija ndodhej në katin e 6 të banesës dhe prindërit nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër përveç se të telefononin zjarrfikësen.

Ata kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e fëmijës pas derës së kyçur.

Zjarrfikësit zbritën me litar nga një kat më lartë për të hyrë në ballkonin e shtëpisë ku ishte fëmija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu