Policia e Burrelit ka dalë me nje njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një fëmijë 2-vjeç ndërroi jetë. I mituri ishte në çerdhe në momentin që ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit. Por i mituri ka humbur jetën në spital.
Sakaq ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.