Fëmijët drogohen në kopsht, Tajvani përfshihet nga alarmi

0

Mësuesit në një kopsht fëmijësh në New Taipei City janë akuzuar për qetësimin e nxënësve me shurupe kundër kollës që përmbajnë barna si fenobarbital dhe benzodiazepina.

 

Policia ka hetuar për javë të tëra dhe thotë se nuk është e qartë arsyeja se pse fëmijëve u janë dhënë shurupet. Por skandali ka shkaktuar protesta familjare të shumta para ndërtesave qeveritare.

Qindra persona iu bashkuan një demonstrate në New Taipei City të dielën duke bërë thirrje për transparencë më të madhe nga hetimi i policisë, ku shumë prej tyre kritikojnë autoritetet për mungesën e zbulimit të ngjarjeve.

Departamenti lokal i shëndetësisë gjeti katër mjekë fajtorë për sjellje të pahijshme dhe përdorim të parregullt të fenobarbitalit tek rreth 20 fëmijë. Ata u urdhëruan të pezullonin praktikën e tyre për gjashtë muaj dhe u gjobitën me 1.4 milionë dollarë tajvaneze.

Spitali i Qytetit Taipei ka filluar të ofrojë teste gjaku falas për fëmijët e parashkollorit për të kontrolluar për gjurmë qetësuesish.

Masat vijnë pasi skandali u shfaq për herë të parë në muajin maj, kur prindërit në një parashkollor privat në New Taipei City akuzuan stafin për dhënien e fëmijëve të “drogave të panjohura”.

Majk, baba i një fëmije pesë vjeçar, i tha BBC kineze se prindërit kishin vënë re simptoma të tërheqjes tek fëmijët e tyre gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri Hënor në muajin shkurt.

“Disa prindër konstatuan se fëmijët e tyre gjatë pushimeve, ishin bërë nervoz, të shqetësuar dhe bërtisnin kur flinin, madje kishin edhe ngërçe në këmbë”, tha ai.

Pasi folën me fëmijët, prindërit mësuan se mësuesit iu kishin dhënë një “ilaç të panjohur”. Ankesat janë paraqitur në polici në muajin prill dhe maj.

Mediat lokale raportuan se stafi tha se prindërit kishin rënë dakord për një listë të barnave të ofruara nga shkolla, por disa prindër vunë në dyshim ilaçet e përdorura nga shkolla.

Një farmacist tajvanez tha për mediat lokale se edhe pse rrallë, disa ilaçe për kollën dhe gastrointestinal përmbajnë fenobarbital.

Barnat që përmbajnë fenobarbital përdoren kryesisht në trajtimin e epilepsisë dhe ose përdoren si anestezi kirurgjikale dhe janë të vështira për t’u marrë.

Benzodiazepinat janë një kategori e barnave depresive që përdoren më shumë për të trajtuar ankthin e rëndë. Këto ilaçe mund të çojë në përgjumje dhe ngërçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu