Rama: Mund t’i përcjellim si fakte dhe jo qëllime të mira disa ndryshime të rëndësishme, si dhe një tjetër që do të realizojmë sot me votën e këtij Kuvendi. Duke nisur nga janari, të gjitha nënat me tre apo më shumë fëmijë, do përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike. Edhe vajzat e gratë e dhunuara/trafikuara. Por këtyre sot u shtohet edhe një kategori tjetër për statusin fëmijë në kujdesin e republikës, që reflekton një vizion dhe ka një ambicje dhe materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët. Do përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat në kujdestari, dëshmorëve të atdheut apo personave që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur pronën publike.
Ballina AKTUALITET Fëmijët e Republikës’/Rama: Ndryshim i rëndësishëm, nga janari shtohet statusi i ri