“Ferma VIP” po ‘hapet’ në Shqipëri! / Zbulohet konkurenti i parë i “luftës së VIP-ave” në një fermë

0

“Ferma VIP”, reality show që ju mund ta njihni edhe me emrin “La Fattoria” nga versioni i famshëm italian, pritet të fillojë së shpejti në ekranin e Vizion Plus, teksa personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e saj i pret një sfidë psikologjike, por edhe fizike, sa e lodhshme aq edhe interesante.

Por ndërsa punimet për të sjellë një “fermë” të vërtetë ku të famshmit tanë do përballen me kushte të jetesës si asnjëherë më parë, vazhdojnë në mënyrë intensive, kanë nisur edhe aludimet e para në lidhje me protagonistët e programit.
Kështu, disa ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Fjoralba Ponari do të jetë moderatore e reality show-t, lajm sigurisht i pakonfirmuar deri më tani, ndërsa si konkurrente është përmendur edhe Elgi Tako, aktorja që do ta gjente veten paralelisht në një reality, bashkë me ish-partnerin, Olsi Bylyku.

Ndërkohë sot, “Foli.al” ka raportuar se në fakt banori i parë zyrtar i “Ferma Vip” do të jetë Ardit Cuni. I ardhur nga një eksperiencë e mirë në “BBVIP1” dhe një aventurë akomë më e mirë në “DWTS”, Arditi duket se është gati të provojë një tjetër format të ngjashëm, sigurisht pa lënë pas edhe karrierën në muzikë.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Cuni do të jetë pjesë e formatit të krijuar origjinalisht nga suedezët e Strix dhe që në Shqipëri për të parën herë do të sillet nga Holta Dulaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu