Fermeri nis të djegë shkurret, i vë flakën 10 hektarëve me pyje

0

Vatrat e zjarrit janë rikthyer në vend, këtë herë në Poliçan, ku u përfshi një zonë e pyllëzuar prej 10 hektarësh.

Fillimisht u dyshua se zjarri ishte vënë qëllimisht nga një person me probleme me shëndetin mendor, por më vonë u tha se flakët kishin nisur nga një fermer në fshatin Vertop që po digjte barishtet e këqija në arën e vet.

Flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur dhjetë hektarë pyje deri më tani.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni dhe erërat favorizojnë për momentin përhapjen e mëtejshme të tyre. Policia thotë se ka ndaluar fermerin me akuzën e zjarrvënies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu